Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për largimin e disa socialistëve nga PS për t’ju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim duke thënë se kjo gjë ndodh sepse ndihen të lirë. Në bashkëbisedimin me gazetarët, shtoi se vetë LSI ka politika të ndryshme me PS që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik që ndikon menjëherë tek familjet shqiptare.

Sa i përket bashkëqeverisjes me PD të socialistëve që i janë bashkuar së fundmi LSI, Kryemadhi thotë se opozita e bashkuar ka qëllimin e vetëm që të clirojnë Shqipërinë nga disa persona që shfrytëzojnë cdo gjë për interesat e tyre.

“Është normale që shumë socialist ti bashkohen LSI. Po të shikojmë politikat që bën sot Rilindja janë më të djathtat ekstreme që ka pasur në Shqipëri, jo vetëm në tranzicion por edhe më patra. Sot politikat e koncesionit të rilindjes nuk kanë të bëjnë fare me atë që aderojnë socialistët në PS. Prurjet vijnë si rezultat i asaj që socialistët ndihen të lirë në LSI jo vetëm sa i përket politikave, por se është e majtë dhe i përket të rinjve dhe të rejave, pra rikthen jetën në Shqipëri dhe ndihen komodë. Vetë politikat e LSI kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe impaktin tek qytetarët.

 Ajo që unë mendoj është që opozitën e bashkuar e ka bashkuar një qëllim i vetëm që ka të bëjë me clirimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare nga marrja peng e një grupi interesash që po e shfrytëzojnë cdo ditë e më shumë”, tha Kryemadhi.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re