Xhevahir Lleshi, shkrimtar dhe botues ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka prezaktuar librin e tij “Uni dhe Psikologjia” ku flitet për liderët politikë që drejtojnë shtetin.

Gjatë analizës së bërë për shkrimin e tij, Lleshi tha se sa i përket virtyteve që një lider duhet të ketë, nuk shiheshin tek politikanët shqiptarë të cilët i ka konsideruar edhe si “aktorë të këqinj” të cilët e vlerësojnë pjesën e tyre të akrtimit.

Pyetje: Sa prej ktyre virtyteve që ju keni përcaktuar në këtë libër i kanë aktualisht politikanët tanë? Sa prej atyre na motivojnë për të qenë “lider” që është një fjalë e madhe?

Xhevahir Lleshi: Dua të them që në fillim, që ne këta “liderë” nuk i kemi dot. Po të shikosh me kujdes, psikologjia do rëndohet aq shumë sa nuk do e gjejmë dot rrugën. Por lakmia dhe dëshira janë ato që mundin të vërtetën dhe ne dalim befas “lider”, dalim motivues edhe pse nuk e kemi këtë mundësi. Kjo është edhe më e vobekte kur ne e trajtojmë këtë si kapital të “unit”.

Pyetje: Çfarë të shqetësoi ty që e bëre këtë libër? Aktrimi i tyre i keq?

Lleshi: Ta mendosh në detaje nuk e shpjegon dot, ta mendosh të tërën e gjen. Ne bëjmë fjalë për aktrim të keq, por nëse i pyet ata, aktrimi është gjigand e shohin si diçka të bukur që e bëjnë. Pa këtë gjendje, nuk ka politikë, ashtu siç është politikë është edhe marrëdhënie por edhe aktrim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re