Presidenti rus, Vladimir Putin anuloi vizitën në Serbi. Sipas burimeve të gazetës “Danas”, Kremlini nuk zbuloi pse i pari i shtetit rus u tërhoq nga vizita, “por rusët sigurisht që nuk e pëlqejnë afrimin e fundit të shtetit serb me pozicionet amerikane”.

“Putini nuk do të vijë në Serbi, megjithëse është njoftuar për muaj të tërë. Ardhja e tij është planifikuar për 20 tetor, kur festohet Dita e Çlirimit të Beogradit. Ai supozohej të merrte pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Tempullit të Shën Savës. Megjithatë, ai me siguri nuk do të jetë atje”, njofton Danas, duke iu referuar Kishës Ortodokse Serbe, shkruan Telegrafi.

Ambasada ruse në Beograd i tha gazetës se ata nuk kanë asnjë informacion se presidenti i tyre do të jetë në kryeqytetin serb.

Patriarku Irinej më parë ka konfirmuar për mediat serbe se Putin do të jetë në Serbi, duke deklaruar se është caktuar një datë për rihapjen e Tempullit të Shën Savës dhe se pret që kreu i shtetit rus të marrë pjesë në ceremoni.

Më herët, një njoftim i ngjashëm ishte bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ka qëndruar në Moskë.

“Putini konfirmoi se do të vijë në Serbi në tetor. Do të jetë një ngjarje madhështore, kur të hapim Tempullin e Shën Savës”, shkroi Vuçiç pas takimit me presidentin rus.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re