Koronavirusi i ri përveç që shkakton COVID-19,  mund të çojë gjithashtu në “sy të skuqur, dhe studiuesit thonë se virusi mund të përhapet me lot. Koronavirusi është eventualisht  i pranishëm si në lëngjet e hundës ashtu edhe në ato të syve.

“Disa pacientë COVID-19 kanë simptoma okulare, dhe mbase koronavirusët e rinj japin këto shenja, sepse janë të pranishëm në sekretet konjunktive të pacientëve me COVID-19”.

Konjuktiva është një shtresë e hollë dhe transparente e indeve që mbulon qepallën e brendshme dhe mbulon një pjesë të bardhë të syrit. Koronavirusi mund ta prekë atë tek pacientët me pneumoni të COVID-19.

Kjo do të thotë që virusi mund të përhapet nëse dikush fërkon një sy të infektuar dhe pastaj prek dikë tjetër – ose gjatë një ekzaminimi në sy. Sa më e rëndë të jetë COVID-19 e një pacienti, ka më shumë të ngjarë që ai ose ajo të ketë edhe sy te skuqur. Duke pasur parasysh këto gjetje, mjekët dhe infermierët që trajtojnë pacientët me COVID-19 duhet të mbajnë xhama mbrojtës, si dhe veshje të tjera mbrojtëse, kapele dhe doreza.

Duke reaguar ndaj këtyre studimeve, një doktor i syve në Neë York City tha që njerëzit duhet të ndërmarrin hapa për të parandaluar sytë e skuqur. Kjo përfshin shmangien e prekjes së syve dhe fytyrës së tyre dhe përdorimin të syzeve në vend të lenteve të kontaktit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Megjithëse konjunktiviti është një manifestim i rrallë i kësaj sëmundje, ne duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar konjuktivitin, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

“Pacientët dhe klinicistët  duhet të jenë të vetëdijshëm që COVID-19 mund të manifestohet me skuqje të syrit, ënjtje dhe lot. Këta pacientë duhet të kushtojne  kujdesin e duhur për diagnostikimin e sakte  dhe parandalimin e transmetimit.”

Dr. Alfred Sommer, një profesor i epidemiologjisë dhe shëndetit ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore, thotë: “Ky është një paralajmërim për njerëzit se konjuktiva mund të jetë një burim infeksioni që mund të përhapet te të tjerët.”

Kjo do të thotë se mund të përhapet me lotët e njerëzve, një mjek që ekzaminon syrin tuaj, apo edhe dikush duke fërkuar syrin, duke marrë koronavirus në gishtërinj dhe pastaj duke prekur dikë tjetër. Akademia Amerikane e Ophthalmologjise  rekomandon që kontrollet  e rregullta të syve të mos kryhen gjatë pandemisë (perverc urgjencave qe kercenojne pamjen).

“Njerëzit mund të presin një ose dy muaj për të bërë një ekzaminimin rutinë të syve, nuk kanë  pse ta bëjne atë në mes të një epidemie”.

Marrë nga faqja në Facebook e Dr. Alket Koroshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re