Drejtoresha e ISHP-së, doktoreshë Albana Fico në një deklaratë për mediat komunikoi sot se referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket përhapjes së koronavirusit numri ka shkuar në 400.

E pyetur për maskat që bëhen në kushte shtëpi dhe sa të vlefshme janë ato, Fico u shpreh se kjo temë ha debat në të gjithë botën dhe ende nuk ka një përfundim konkret.

Në Shqipëri po përdoren edhe maskat e bëra nga shtëpia. A janë të vlefshme për mbrojtjen nga koronavirusi?

Fico: Ky është një debat në të gjithë botën dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë për debatet që bëhen në të gjitha kontinentet sepse vijnë si pasojë e mungesës në treg të këtyre maskave.

Në Shqipëri ne jemi të sigurtë që maskat që përdoren për personelin shëndetësor janë ato të duhurat dhe me të gjitha standardet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re