Një burrë i urtë qe mësuar të jetonte jashtë fshatit. Ai zgjohej herët në mëngjes për rutinën e tij dhe shkonte në breg të lumit për të bërë dush dhe për të medituar.

Një ditë pasi arriti atje ai pa një burrë të shtrirë në tokë me kokën e mbajtur në prehrin e gruas dhe pranë tij kishte një shishe të zbrazët pijesh.

Duke parë këtë skenë, burri i urtë u ndie i trishtuar dhe i dëshpëruar. Ai mendoi: “Sa mëkatar është ky burrë, që pikërisht atëherë kur duhet nisur dita me gjëra të mira, ky burrë po i jepet pijes dhe është i shtrirë në prehrin e gruas. Ai duhet të jetë një njeri që e ka humbur shpirtin dhe dehaman.”

I urti vazhdoi rutinën e tij. Pak më vonë, ai dëgjoi një zë që vinte nga lumi. Ai pa që një burrë po mbytej dhe kërkonte ndihmë.

Para se i urti të mund të mendonte, ai pa atë burrë që po flinte në prehrin e gruas të ngrihej shpejt dhe u hodh në lumë për ta shpëtuar atë burrë. Burri e shpëtoi me sukses atë person nga mbytja.

Duke parë veprimet e tij, i urti u hutua dhe nuk mund të përcaktonte dot nëse ky njeri ishte i mirë apo i keq..??

Ai nuk mundi ta mbante më gjatë peshën e kësaj dileme, kështuqë shkoi te ai njeri dhe e pyeti: “Kush je ti dhe çfarë po bën këtu?”

Njeriu u përgjigj: “Unë jam një peshkatar. Isha i lodhur duke lundruar për disa ditë larg. Vetëm sot arrita në fshatin tim. Kështu që nëna ime kishte ardhur të më merrte. Ajo bleu ushqim dhe ujë për mua.”

I urti e pyeti: “Por … aty ka një shishe pijesh?”

Burri buzëqeshi dhe u përgjigj: “Nëna ime solli ujë në të pasi nuk mund të gjente ndonjë shishee tjetër për të mbajtur ujë.

Është mëngjes kaq i këndshëm sa pasi takova nënën time, duke pasur ushqim dhe ujë.. për të pushuar pak, qëndrova në prehrin e nënës sime dhe rashë në gjumë. Tani ndihem më mirë.”

Lotët dolën nga sytë e burrit të urtë dhe mendoi: “Ky njeri jo vetëm që nuk ka bërë asgjë të keqe, por sapo bëri një vepër të mirë, dhe unë megjithatë sapo e pashë e gjykova dhe mendova se sa mëkatar ishte ai, ndërsa realiteti ishte krejtësisht ndryshe, isha unë që po gaboja.”

Morali:

Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duket. Mund të ketë aspekte të ndryshme për të njëjtën situatë. Pra, nuk duhet të gjykojmë vetëm në bazë të asaj që shohim përpara me disa prej shqisave tona.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re