Skip to content

A jemi afër imunitetit të tufës? Detaje nga testet sereologjike, sa % e mjekëve e kanë kaluar Covid 19

1594375605 infektivi

 

Fax news mëson detaje nga testet sereologjike që janë kryer në vendin tonë, kryesisht ndaj personelit mjekësor, që po përballet me Covid 19 në spitalet e vendit. Burime bëjnë me dije se nga të gjithë personat e testuar, rezulton se në spitalin Infektiv 15% e personelit mjekësor e kanë kaluar Covid 19, në spitalin Shefqet Ndroqi 11% dhe te reanimacionet mbi 30%.

Ndërkohë që sipas ekspertëve numri i personave që mund ta kenë kaluar te qytetarët Covidin pritet që të jetë më i vogël, për shkak se ekspozimi i tyre me virusin nuk është aq i madh, sa te bluzat e bardha. Kjo do të thotë se jemi ende shumë larg imunitetit të tufës, që do të bënte që rrezikshmëria e virusit të ishte më e vogël, dhe njerëzit të krijonin antitrupa për ta përballuar atë.

Prej javësh tashmë numri i personave që po rezultojnë me Covid 19 në vendin tonë është shumë i lartë, ashtu si dhe i atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë dy qytetarë humbën jetën ndërkohë që 90 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Sipas MSH-së situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb