Një protestë po mbahet këtë të shtunë në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyruar në vendin tonë, sidomos për moshat e reja dhe fëmijët.

Një qytetar kishte marrë me vete dhe nje tepsi në mënyrë simbolike. Ai deklaroi për mikrofonin e Fax Neës se Edi Ramën e urren gjithë Shqipëria.

“Edvin Tepsia ty te urren gjithe Shqipëria. Po protestojmë për diktaturën që është instaluar. Kam 3 vite që mbështesim studentët në kauzat e tyre. E keqja nuk është vetëm Edvini por një sitstem i tërë. Kjo është tepsia që ka zgjedhur gjithmonë ai duke na ofenduar”, tha qytetari.

Një tjetër pjesmarrës në protestë deklaroi se shqiptarët nuk kanë përse të bëjnë me detyrim një vaksinë që nuk shtë e sigurtë.

“Nuk kemi pse të bëjmë me detyrim një vaksinë jo të sigurtë. Shikoj shumë të rinj që kanë ardhur sot. Ne jemi të rinjtë që kundërshtojmë këtë mase dhe këtë veprim të paligjshëm të ministrisë, sepse jo vetëm vaksina nuk është e sigurt, por është një mase që nuk ka pse të merret për të rinjtë dhe fëmijet. Ata nuk kanë asnjë lloj nevoje për vaksinë”, tha ai.

Ndërsa një tjetër u shpreh se imunitetin ia ka dhënë zoti dhe nuk kanë përse të bëjnë vaksina përse ua kërkon ministrja Manastirliu.

“Vëllezër dhe motra, na mbron i madhi zot, nuk ka nevojë të na mbrojë mManastirliu. Qytetarë thirrini mendjes. Këta vazhdojnë dhe ta shohesh ministren dthotë shkoni vaksinohuni ndryshe ju vijme në Shqipëri. Do na sjellin ushtrinëe dhe do na vaksinojnë në shtëpi. Poshtë diktatura”, deklaroi protestuesi.

Kundër vaksinimit të detyruar ka folur dhe një qytetar tjetër, ci cili bëri thirrje metaforike për protestuesit duke i pyetur “A jemi shqipe apo bubrreca?”

“A jena shqipe a jena bubrreca? Së pari kam një llaf për ata artistat që iu prishën shtëpinë, me fjalët e të cilëve jemi rritur. Na vjen keq që sot nuk janë këtu. A shitet shpirti për një shtëpi? Kaq kisha. Kam dhe nje thirrje për studentët. Më tha nona mos shko në protestë. I thashë nonë a ke djalë? Po më tha. A më do fort? Si sytë e ballit. Po djalin e djalit tënd a do me e pa keq? Dhe më puthi. O studentë këta duan t’iu marrin në qafë. A jeni shqiptar a jeni bubrreca? ” pyeti protestuesi.

Ndërsa një student paralajmëroi se nëse nuk hiqet vaksinimi i detyruar atëherë do ta djegin vitin akademik.

“Do ja ndjegim të gjithë vitin akademik nëse ata e bëjnë vaksinimin me detyrim. I bëj thirrje Ministres Kushi se nuk ka asnjë nen që na bën ne vaksinimin me detyrim. Asnjë student nuk ka për të shkuar me detyrim. Po të bashkohemi do t’i tregojmë qeverisë se nuk do të lejojmë eksperimente. Jo vaksinë me detyrim“, tha ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re