Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mendon se fjalën e fundit për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca e ka Gjykata Kushtetuese e cila pritet të japë vendimin e saj zyrtar.

E ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja, Lindita Nikolla tha se do të respektojë Kushtetutën dhe mirëpret vendimin e Gjykatës që në rast se vendos shkarkimin e Metës atëherë ajo do të drejtojë Presidencën.

“Kuvendi nuk ka rol në shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që do të japë fjalën e fundit. Unë dhe një herë do të preferoja mos komentojmë këtë pjesë sa kohë që jemi në një proces gjykimi të Gjykatës Kushtetuese dhe unë nuk do të doja qoftë edhe indirekt të ndikonim në këtë vendimmarrje”, u shpreh Nikolla.

Presidenti i Republikës i ka shpallur me vonesë zgjedhjet?
“Kjo është e vërtetë që zgjedhjet duhet të zhvilloheshin kohë më parë gjë që u konfirmua edhe nga vendimmarrja e Kushtetueses. Janë situata që kanë ndodhur dhe në këto kushte duhet të ecim përpara me mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme dhe me realizimin që Kushtetuta i jep mundi popullit të këtyre zonave të zgjedhin drejtuesit në krye të bashkisë”, tha Nikolla.

Jeni gati për të qenë presidentja e Republikës me atë që thotë Kushtetuta?
“Unë jam gjithmonë gati për të respektuar Kushtetutën, nuk ka dilema”, u përgjigj e vendosur Nikolla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re