Kreu i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj ka dhënë një deklaratë për Fax Neës lidhur me diskutimin nëse Basha e kishte shkarkuar nga posti që mbante, pasi qëndrimet e tij u bënë publike pro lëvizjes së re të krijuar brenda demokratëve.

Deromemaj tha se asnjë vendim i marrë nga Basha nuk mund të kishte pasoja sepse ishin nul duke qenë se ky i fundit ishte shkarkuar nga posti i kryetarit të PD. Sa i përket datës 18 dhjetor, ai shtoi se do votohej në të gjithë vendin për miratimin që mori Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor duke shkarkuar nga posti Lulzim Bashën.

Genc Deromemaj, kreu i PD në Vlorë:

Si e mendoni ju të ardhmen e PD, a mund të zaptohet një parti politike?

Situata në tërësi nuk është në përgjithësi jo e mirë. PD është parti që ka lindur nga e kundërta e komunizmit. Parti që ka në gjenezë të saj liritë për demokracinë dhe vlerat. Tashmë anëtarët e PD kanë vendosur dhe unë nuk e shoh uzurpimin që ju thoni në asnjë lloj hallke të ndërmarrë nga Kuvendi deri më tani.

A ju ka shkarkuar Basha?

Unë jam pozicionuar pro PD nuk ka ndarje Berisha Basha por ndarje e filizofive. Është e vërtetë që Berisha e ka marrë këtë lëvizje pas vendimit përcarës nga Basha. Por për fatin e mirë kjo lëvizje u kthye në shpresë dhe besim dhe si e tillë pati përkrahje massive nga anëtarët e PD. Kemi të bëjmë me një lëvizje përtej Berishës por me dicka më të madhe, me rithemelimin e PD. Vendimet nul të ndërmarra nga anëtari i PD, Basha, nuk kanë asnjë lloj pasoje.

Në 18 dhjetor është vendosur që në të gjithë Shqipërinë të merret një referendum lidhur me vendimin e marrë nga delegatët e PD për shkarkimin e Bashës. Kuvendi ka mandatuar komisionin e përkohshëm të Rithemelimit të organizojë një referendum në të gjitha degët. Unë bëj thirrje që të gjithë anëtarët e PD në Vlorë të marrin pjesë në referendumin e të shtunës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re