Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklarur se nuk e habit asnjë keqpërdorim i institucioneve të drejtësisë, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për çështjen CEZ-DIA.

Ai u shpreh se shkoi në SPAK në interes të ligjit, por theksoi se “askush s’duhet të ketë iluzionin që në këtë mënyrë do të shfokusojnë Metën dhe PL-në”.

“A jeni të gatshëm të përballeni me drejtësinë?”, u pyet Meta nga gazetarët.

“Jam këtu në respekt të ligjit. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i institucione të drejtësisë. Jam përballë jush për të gjitha aktet e mia.

Askush s’duhet të ketë iluzionin që në ketë mënyrë do të shfokusojnë Metën dhe PL-në, apo opozitën e vërtetë. S’jam këtu për të dhënë përgjigje për çdolloj mashtruesi që vetëofrohet për interesa të veta. Janë bërë dy gjykime për këtë çështje”, u përgjigj kreu i Partisë së Lirisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re