Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Floriana ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku aty dha lajmin e bukur se është shtatzënë për herë të dytë.
Floriana tregoi se është 3-muajshe shtatzënë dhe dëshiron që të bëhet me djalë.
“Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”, tha Floriana.
Moderatorja tregoi se jeton në Gjenevë dhe atje ka hapur disa biznese me bashkëshortin, Enis Daci. Ajo shprehet edhe se është përshtatur mirë me jetën atje.
