Një ditë pas rishfaqjes së Lulzim Bashës në takime me qytetarët, Sali Berisha ka deklaruar se atij ja bën agjendën Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse i trembet një rikthimi të mundshëm të tij, Berisha u përgjigj: Mos bëni shaka.

Pyetje: A ju tremb rikthimi i Bashës?

Berisha: Pse më tremb ai mua. Atë po e përdor Rama, mos bëj shaka.

Ai është vegël në dorë të Ramës. Ai bën çfarë bën Rama. Mos më pyesni për axhenden e tij. ja ben Rama agjenden.  Cfarë të dojë le të bëjë, nuk më intereson.

Berisha: Nuk do votojme rritjen e pagave

Ndërkohë në lidhje me rritjen e pagave, Berisha tha se nuk janë kundër, por theksoi se nuk do ta votojnë, pasi sipas tij gjithçka duhet të niste me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh.

“Një farsë e turpshme me përmasa cinike të një cinizmi dhe pashpirtësie dhe hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament.

Pasi mashtroi shqiptarët, duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të Rezartit, të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 milionë lekë rritje, solli në parlament një ligj, në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, policët, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1 përqind ose minus 1 përqind.

Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi, tejkalon çdo cak.

Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave.

Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin- se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq.

Kam insistuar se ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate të rëndë, këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri.

Në vend që të fillonte me vendosjen e minimumit jetik, që do i jepte përgjigjen përfundimtare ndihmës ekonomike dhe pensioneve nën 200 euro dhe bënte një zbutje të mjerimit, minimumi jetik zhduk mjerimin në kuptimin e varfërisë ekstreme. Ishte një masë plotësisht e mundshme, kur dihet që qytetarëve u vidhet çdo vit dyfishi i fondit të përgjithshëm të rrogave.

Kjo u mbyll në mënyrën më të turpshme nga njerëzit që vjedhin shqiptarët nga mëngjesi deri në darkë. Ne nuk do e votojmë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re