Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka komentuar takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku i pyetur për mbështetjen që pritet t’i japë BE këtyre vendeve ai tha se është ende herët.

WhatsApp Image 2023-07-17 at 5.23.37 PM

Rama citoi se BE kërkon ta shohë rajonin si një të tërë, ndërsa për mungesën e liderit të Kosovës në këtë takim, ai tha se i kishte ftuar të gjithë dhe ishte në dëshirën e gjithsecilit për të marrë pjesë ose jo.

Ju bëtë me dije për planin e ri që keni diskutuar, mund të na thoni se cilat janë fushat ku do të kërkojë mbështetje Shqipëria? A jo vjen keq që në këtë takim nuk ishte vëllai yt i vogël, Albin Kurti?

Jemi shumë herët për të diskutuar se sa dhe si do të marrë një vend, por është e rëndësishme që të punojmë si një rajon të tërë. Edhe për fushat u diskutua, dhe mbi të gjitha ajo që është e rëndësishme, mbetet sesi ky plan do realizohet nga mbështetja e BE.

Për pyetjen e dytë nuk shoh asnjë interes, pasi të gjithë ishin të ftuar, kush dëshironte erdhi.

Ju si kryetar nuk keni përgjegjësi në skandalet që kanë mbuluar PS. A do të ndërpriten pagesat për inceneratorët?

Për të gjitha pyetjet do të gjeni përgjigje në faqen time në ‘Facebook’, e keni përgjigjen brenda.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko