Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, është shprehur se pikët positive që ka fituar Kosova nga ngjarjet e fundit në raport me Serbinë, dominojnë mbi ato negative.

Komentet Haxhinasto i bëri në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka fituar disa kredite nga ngjarjet e fundit.

Ai shtoi se në vijim Kosova duhet të merret shumë seriozisht me procesin e negociatave.

“Për deklarata të tilla, njerëzit japin dorëheqjen, ose kërkojnë falje publike. Janë disa aspekte parimore që duhen përshëndetur, të mënyrën sesi u menaxhua gjëja. Unë deklaratat e para të ambasadorit amerikan ishin që unë nuk po komunikoj dot me kryeministrin.

Besoj se në fund të ndarjes së këtyre elementëve, është që Kosova duhet të merret shumë seriozisht në procesin e mëtejshëm të negociatave.

Jam dakord që janë detyrime shumë të mëdha nga ana e Serbisë që duhen realuzar dhe Kurti ka fituar disa kredite dhe jo lepe peqe siç tha dhe Lauka. Pikët positive në këtë aspekt janë ato që dominojnë mbi ato negative që patën gjithë këto ngjarje”, është shprehur Haxhinasto.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re