Lulzim Basha është i bindur se do jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, ndërsa ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë marrëveshje mes tij dhe kryeministrit Rama.

Në një intervistë në emisionin Opinion, Basha u përgjigj edhe për zërat që po qarkullojne së kreu i shtetit, Ilir Meta ka tendencë për t’u kthyer në liderin e opozitës pas largimin nga Presidenca.

Ka një perceptim në opinionin publik se Rama po luan me ju e me Metën, për xhelozi e po ju shkel syrin

Unë nuk jam nekrofil kështu që nuk bëhem xheloz për një kufomë politike, kam besim të madh që presidenti Meta i cili ka treguar kurajo në mbrojtjen e Kushtetutës në veçanti vitin e fundit që edhe ai nuk ka prirje nekrofilike por po ti ketë është problem i tij,

A ka tendencë të Metës për tu kthyer lideri i opozitës pas largimit nga Presidenca?

Presidenti Meta ka një mandat deri në 2022, kryetari i opozitës jam unë, kandidati për kryeministër jam unë e me votën e shqiptareve unë do drejtoj qeverinë e ardhshme. Detyrat e përgjegjësitë janë të ndara.

Ka një zbutje të raportit me Ramën?

Po sigurisht që po e pe ti çfarë zbutje ishte, e kaloi gjithë pandeminë duke sulmuar Lulzim Bashën dhe PD, ndërsa Presidenti Meta ka një detyrë të vështirë, të cilën po e kryen në mënyrë kurajoze që të ndalë inkursin e qeverisë në kapjen e organeve të drejtësisë. Shqiptarët dinë të gjykojnë secilin prej nesh në bazë të përgjegjësive që kemi.

Pyetje: Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re