Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje publike për Chris LaCivita-n, drejtuesin e fushatës së PD në zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar për kontributin dhe angazhimin e tij në proceset e partisë.
Ai nuk dha detaje nëse ka komunikuar apo jo më të pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar si çështje privatësie.
“Dua ta falënderoj për punën që ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për publikun, duhet respektuar privatësia. “Çështjet e privatësisë, pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me falënderimet,” tha ai.
Pjese nga deklarata:
Duhet ta falënderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka përsëri edhe ai privatësinë e tij. Ndaj dhe po mjaftohem me falënderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe jep.
U ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë.
Ky është në tërësi misioni i të gjithë opozitës, misioni i medieve dhe të vazhdojmë…
Ja, këtu për shembull, ju e shihni shkallën e lartë të mosndëshkueshmërisë që mban ky institucion për shkak të Dumanit.
Kjo përbën në themel të qëndrimit tim kundër këtij personi, qëndrimi që ky ka mbajtur ndaj dosjeve flagrante të dhunimit të zgjedhjeve 184 dhe 399…