Historiani Irakli Koçollari, i ftuar në emisionin “Aktualitet” në FaxNews, ka folur rreth masakrës së Kardhiqit të ndodhur në vitin 1812. Sipas tij, shpeshherë nga gojëdhënat kjo masakër lidhet me përdhunimin e nënës së Ali Pashë Tepelenës, përpara syve të tij, kur ai ishte vetëm 7 vjeç.

Dhe në shenjë hakmarrjeje Aliu kreu masakrën e Kardhiqit kur ai ishte beu i zonës. Një aludim të tillë historiani Koçollari e hedh poshtë, ai nuk mohon që përdhunimi të mos ketë ekzistuar, por shprehet  se masakra ndodhi në vitin 1812 dhe nuk ka lidhje me atë histori.

“E vërteta është që Kardhiqi ka qenë një qytet, natyrisht jo i dimensioneve të Gjirokastrës. Deri në periudhën e Ali Pashës 1890-1812 ka qenë rreth 2500 banorë, një qytezë jo shumë e madhe. Ka pasur një pari ekonmikisht të fuqishme, por edhe për kulturën qëgjeneronin. Kur flitet për Kardhiqin ndërmend vjen masakra e Kardhiqit, e cila lidhet shpesh me një përdhunim.

Ali Pasha ishte djali i vetëm me një motër Shamshan dhe të ëmën Hankon, dy fëmijë jetim pasi i ati i vdiq shpejt. Ishte një familje fisnike pasi gjyshi i tij ishte gjeneral i lartë në perandorinë osmane, madje një nga gjeneralët kryesor në betejën që u pushtua Korfuzi. I ati i tij arriti deri në titullin bej, ku kishte pronat e tij në Tepelenë por edhe në zonën përreth.

Vdekja e tij e shpejt i la ata pa një zot shtëpie. Nuk ishte i rritur Aliu kur e ëma shkonte për marrjen e pronave dhe u përdhunua barbarisht nga banorët aty. Unë kam një tablo ku shihet që dy fëmijët kanë parë nënën e tyre të purdhunohet barbarisht.

Masakra e Kardhiqit nuk ka lidhje me këtë përdhunim pasi masakra ka ndodhur në vitin 1812”, tha historiani Koçollari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re