CEO i Pfizer-it Albert Bourla hodhi poshtë pretendimet se kompania e tij kishte vonuar qëllimisht publikimin e rezultateve të efektivitetit të vaksinës për periudhën pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

“Zgjedhjet mund të kenë qenë shumë të rëndësishme për presidentin, por jo për ne,” tha Bourla në një event të organizuar nga New York Times.

Drejtori ekzekutiv i Pfizer-it tha se askush nuk u përpoq ta detyronte të bënte diçka që ishte e papërshtatshme dhe se ai kurrë nuk do ta bënte atë.

Pfizer dhe BioNTech thanë javën e kaluar se vaksina që ata krijuan ishte efektive në 90 përqind të rasteve.

Bourla tha më herët se kompania e tij nuk do të kishte të dhëna mbi rezultatet e provave deri në fund të tetorit. Rezultatet u njoftuan më në fund në 9 nëntor, pothuajse shtatë ditë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Më parë, Donald Trump në mënyrë të përsëritur siguroi publikun se rezultatet e suksesit të vaksinës do të shpallen para zgjedhjeve, për të shkruar më vonë në Twitter se “Pfizer nuk kishte guximin të shpallte rezultatet para zgjedhjeve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re