Në një konferencë për mediat për tensionet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama deklaroi se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz dokumentin për formimin e asociacionit, të cilin e konsideroi atë si nyjen gordiane mes Kosovës e Serbisë.

I pyetur nëse ka marrë një garanci nga Serbia mbi këtë draft, kreu i qeverisë tha:

“Nuk është detyra ime të konsultoj asnjërën as tjetrën palë. Pozicioni i të qenurit kryeministri i Shqipërisë e bën edhe më të vështirë këtë sepse vetvetiu jam palë dua apo nuk dua unë. Drafti është neutral, nuk është bërë as për njërën edhe as për tjetrën por për Kosovën në radhë të parë. Për mua është Kosova mbi çdo gjë në këtë rast. Jam këtu për Kosovën, as për njërin as për tjetrin, as për veten time. Si kryeministër i Shqipëriasë që sheh se si një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjeje me atë që e lartësuan kombin tim si asnjëherë më parë dhe që hodhën bomba për kombin tim, unë e ndjej detyrë ndaj kombit tim t’i them këto fjalë.”, theksoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re