Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se Ilir Meta nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me deklaratat që ai ka bërë ndaj SPAK.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Blushi u pyet pse Ilir Meta nuk e përmendi farë SPAK në Konventën e Partisë së Lirisë. Sipas Blushit, fokusi i Konventës ishte riorganizimi i partisë dhe objektivi për 4 milionë shqiptarë.

Pjesë nga deklaratat në studio

Tedi Blushi: Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi nga të gjitha ato deklarata që Meta ka bërë për këtë institucion që për fat të keq është kapur nga Rama.

Eni Vasili: Pse nuk është përmendur farë në këtë konvent? Kjo është ajo që është pare me çudi.

Tedi Blushi: Nuk ka çudi, kjo ishte një konventë ku Meta prezantoi para të gjithë shqiptarëve programin konkret, 5 prioritetet e PL për objektivin madhor 4 milionë shqiptarë. Ishte një konventë ku u miratuan edhe një sërë ndryshimesh statutore për mënyrën e riorganizimit të PL, me qëllim hapjen e partisë dhe fokusi ka qenë këtu. Po e përsëris nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi nga deklaratat apo qëndrimet që Meta ka mbajtur ndaj SPAK.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re