Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim deklaroi sërish sot se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë duke iu referuar apeleve të mëparshme të saj për kandidatë për deputetë të pastër dhe me integritet.

E pyetur sot nga gazetarët, ambasadorja e SHBA tha se “vazhdon ta theksojë këtë pikë”. “Votuesit shqiptarë meritojnë më shumë, nuk është çështja çfarë do SHBA por ajo që meritojnë votuesit, kështu që mbetet për t’u parë”, u shpreh ajo.

Ambasadorja amerikane u pyet dhe nëse ka ndonjë deputet në Durrës që nuk duhet të kandidojë në zgjedhje, teksa paralajmëroi se në fund të ditës ka diçka për të thënë.
“Jam ende duke zhvilluar bisedime për këtë pikë që është e rëndësishme, nga fundi i ditës kam për të thënë diçka”, deklaroi ambasadorja e SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re