Skip to content

A ka persona të tjerë nga Task-Forca të prekur nga COVID-19? Bino: Nuk është mirë t’i përmendim

Koronavirusi nuk kursen askënd dhe prej tij nuk kanë shpëtuar as personele mjekësore, të cilët janë edhe më të ekspozuar ndaj rrezikut ndërsa luftojnë në vijën e parë.

Në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Pas tij është konfirmuar si e infektuar me virusin edhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami. Pozitiv me koronavirusin rezultoi edhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT.

Por, a ka përfaqësues të tjerë nga Task-Forca te prekur nga koronavirusi veç  Zotit Brataj, Camit dhe Koraqit?

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së ABC News Ajgena Korbi, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është shprehur se ka të tjerë, por “nuk është mirë që t’i përmendim.”

Zonja Bino u shpreh:

“Unë mendoj që kjo është për të shuar kuriozitetin. Nuk eshte mirë t’i permendim. Pavaresisht se kane qenë të prekur nga COVID-19 kanë dhëne kontribut nga shtëpia.”

Në tëegjithë vendin ka 41 raste nga personeli shendetesor që kanë rezultuar pozitivë për COVID 19, gjysma e tyre janë shëruar.

Gjithashtu, mësohet se mes personave të identifikuar me koronavirus në Shqipëri ka pasur dhe raste të grave shtatëzena, por sipas Ministrisë së Shëndetesisë, COVID-19 eshte shfaqur në formë të lehtë të tij. /