Kryeprokurorja e Tiranës, Elzabeta Imeraj, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në lidhje me rihapjen e hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit.

Ndër të tjera Imeraj tha se nëse për 2 nga të vrarët ka patur një hetim dhe dërgim të çështjes në gjykatë, për dy nga viktimat ka patur një pezullim të hetimeve.

Pyetjes së gazetarit se a ka prapavijë politike një vendim i tillë, kryeprokurorja e Tiranës është shprehur në mënyrë kategorike që jo dhe thekson se rihetimi ndodh për të gjetur autorin ose autorët e ngjarjes.

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Përse rihapet 21 Janari, a është kjo një pengmarrje e politikës?

Imeraj: Është një vendim i marr ng Porkuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për rifillimin e hetimeve. Në rangun e hetimeve të kësaj dosjeje, disa persona janë hetuar dhe janë dërguar në gjykim, ndërsa pjesa tjetër e dojes është pezulluar dhe ju është referuar organeve të policisë.

Fevziu: Që do të thotë për 2 persona janë gjetur përgjegjësit…

Imeraj: Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve.

Fevziu: Pezullimi për sa kohë është i vlefshëm, mund të rihapet një çështje edhe pas 50 vitesh?

Imeraj: Një prokuror dhe prokuroria në tërësi, interes parësor kanë gjetjen e autorit. Nga ana e organeve të policisë është bërë një listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen dhe që nuk ka qenë e mundur të bëhen në periudha të caktuara dhe në argumentimin e plotë, prokuroria në rrethana të reja reja ka vendosur rifillimin e hetimeve.

Fevziu: A ka prapavijë politike?

Imeraj: Aboslutisht që jo.

Fevziu: Ka fakte të reja në këtë hetim apo një rihetim I fakteve të dikurshme?

Imeraj: Në asnjë mënyrë nuk ndodh rihetimi i fakteve. Ka një rihetim të filluar për të gjetur autorin ose autorët e një ngjarjeje të tillë.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re