Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, i cili është një nga të shëruarit me koronavirus, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Nën një lidhje direkte me emisionin “5 pyetje nga Babaramo” nëse mund të ketë pasur raste që në janar në Shqipëri të importuara nga Kina, Koraqi tha se edhe mundet, por në atë kohë dhe vetë OBSH nuk kishte dhënë rekomandimet dhe vendi nuk ishte i pajisur me kite dhe teste për verifikimin e rasteve të tillë.

“Në janar ne nuk kemi pasur kite dhe teste pasi dhe OBSH nuk ka pasur rekomandime në atë kohë. Edhe nëse ka pasur raste në janar ka qenë e pamundur për t’u identifikuar“, u shpreh mjeku i njohur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re