Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako i ka kthyer përgjigje kreut të KLSH-së, Arben Shehu, i cili e akuzoi se ka braktisur detyrën, duke u shprehur se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Arben Shehu deklaroi ditën e sotme se KLSH ka kërkuar të bëjë një audit te Emergjencat Civile, por nuk ishin lejuar me arsyen se Drejtori ndodhet me pushime.

Akuza e Arben Shehut u mbështet edhe nga Presidenti Meta, i cili e quajti të patolerueshme sjelljen e Haki Çakos në këtë përiudhë të vështirë për vendin. (Lexo Ketu)

Mirëpo, Haki Çako, në një prononcim për Fax Neës, theksoi se ai si çdo njeri tjetër ka nevojat e tij dhe është e vërtetë që ka pasur një rast familjar, por ai shtoi se ka qenë dhe është në krye të detyrës.

Haki Çako shtoi se KLSH është e lirë të bëjë kur të dojë audit, pasi ata nuk kanë asgjë për të fshehur.

“Një pjesë e punonjësve të Policisë kanë qenë në terren. Ndjej shumë keqardhje për interpretimin. Kreu i KLSH nuk mund t’i bëjë thirrje Drejtorit. Aq më tepër kur mund të kesh nëj event familjar, siç e kam pasur. Kjo s’do të thotë se nuk kam qenë në detyrë. Nuk është e vërtetë që jam me pushime deri në datë 9 gusht. I gjithë personeli i agjencisë ka qenë në detyrë dhe do te jete ne detyrë. Edhe unë si të gjithë qytetarët mund të kenë një nevojë. Edhe e pata një event familjar. E rëndësishme  se KLSH nuk është penguar asnjëherë për të vepruar. Unë jam te zyra. S’ka asgjë për të fshehur. Ka një organizim masiv të gjitha strukturave. Nuk është vetëm vendi ynë. I gjithë Ballkani është përfshirë nga temperatura të larta. Gjithkush duhet t’i dalë zot vetes”, tha Haki Çako.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re