Për ambasadoren amerikane Yuri Kim reforma në drejtësi  nuk është e lehtë, apo e përsorur, por po jep rezultate. Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në “Real Story”, ambasadorja Kim tha se reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së

Ndërsa foli me shifra për punën e deritanishme të SPAK, ambasadorja amerikane theksoi se reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me SPAK. Është një sistem i tërë sipas saj, që përfshin gjyqtarë, prokurorë e të tjerë, inspektorë, hetues, policia.

“Të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre. Kam folur me njerëz anekënd vendit. Po bënim një studim në fakt se ku kam qenë në Shqipëri. Dhe nga 61 bashkitë, kam qenë në rreth 70% të tyre; do doja të arrija 100% të tyre”- theksoi ndër të tjera znj. Kim.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Prandaj edhee ne gazetarët, me vullnet, përqendrohemi tek problemet sepse duam që ato të zgjidhen. Ju përmendët me të drejtë reformën në drejtësi, e cila përveç ekonomisë, çështjeve ekonomike, është investimi juaj kryesor në vend në gjashtë a shtatë vitet e fundit. E di që ka pasur përparim dhe e di që keni shifra. Nuk do doja t’i mohoja, kështu që po jua lë juve fjalën në fillim të më thoni: A ka qenë SPAK një sukses?

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…

Sokol Balla: …bëhet mur…

Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar.

Më lejoni të ndaj me ju disa statistika. Nga krijimi i SPAK janë konfiskuar mbi 70 milionë dollarë asete, ato që dimë deri tani. Shifrat e vitit 2022 po finalizohen. Por nëse sheh periudhën përpara SPAK-ut, nga 2011 në 2019, në atë periudhë prej nëntë vitesh, konfiskuan, gjykatat konfiskuan rreth 20 milionë dollarë.

Nga 2020 në 2021, u konfiskuan 70 milionë dollarë. Në vitin 2022 besojmë se shifra përfundimtare do të jetë mbi 100 milionë. Ky është përparim real. Këto janë rezultate reale, shifra realle. Nëse sheh grafikun tjetër, për token e sekuestruar, gjatë 2019-2020, asgjë. Në vitin 2021, 22,300 metra katrorë, vlerësuar afro 2.2 milionë dollarë. Në vitin 2022, u morën 305,175 metra katrorë.

Këto janë prona të mbajtura nga ata që u dënuan për korrupsion ose përfshirje në krim të organizuar. Tani keni një drejtues të ri në SPAK. Besojmë se ka aftësitë për të pasur sukses dhe për ta çuar SPAK-un në nivelin the        tër. Por dua të theksoj këtë: reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me SPAK. Është një sistem i tërë që përfshin gjyqtarë, prokurorë e të tjerë, inspektorë, hetues, policia.

Të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre. Kam folur me njerëz anekënd vendit. Po bënim një studim në fakt se ku kam qenë në Shqipëri. Dhe nga 61 bashkitë, kam qenë në rreth 70% të tyre; do doja të arrija 100% të tyre. Gjithsesi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re