Mjeku Ilir Alimehmeti ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News ku ka folur për variantin Delta dhe rrezikun që do të ketë për popullsinë shqiptare.

Sipas mjekut të njohur, deri më tani personat që e kanë kaluar virusin apo ata që janë vaksinuar i kanë përballuar variantet e virusit.

Alimehmeti sqaron se shenjat e variantit Delta janë të ngjashme me gripin, pra rrufë, dhimbje koke, etj., ndryshe nga variantet e mëparshme me shenjat që jemi mësuar deri më tani.

“Deri më sot, ccfarëdo lloj varianti, imuniteti natyror e përballon ccdo lloj varianti. Shkalla e riinfektimeve nuk ndryshon me variantetet e reja. Vaksinave i është ulur pak efiktiviteti për infektimin. Virusi është më i transmetueshëm nuk ka ndryshim. Nëse ishim mësuar me kollën, temperaturën, klasiket e DELTA-s janë rrufë, dhimbje koke, pra shenja që ngjasojnë me gripin”, tha Alimehmeti.

I pyetur nëse duhet të shqetësohemi për këtë variant të ri, mjeku Alimehmeti thotë se duhet të shqetësohemi vetëm nëse ky variant i ri do të sjellë rritje ë rasteve të reja, apo ndikim te ata që janë vaksinuar apo e kanë kaluar virusin.

“Një virus i ri që hyn në popullatë të re pritet që të bëjë mutacione. Është krejtësisht normale të ketë mutacione. Me emërtimin e ri nga OBSH e bëjnë më të thjeshtë për t’i kapur në vesh, Alfa, Delta. Media është në radhë të prë për t’ua thënë të gjithëve. Dy gjerat me të rendesishme: A ka rritje të rasteve? A ka riinfektimeve të personave që e kanë kaluar, apo janë vaksinuar? “ deklaroi Alimehmeti.

Më tej, mjeku theksoi se rreth 90% e rasteve të reja Covid deri në fund të gushtit në Europë do të jenë të variantit Delta, prandaj dhe është e pashmangshme që këtë variant të mos e kemi prezent në Shqipëri.

“Fundi i gushtit pritet që 90% të rasteve të reja me Covid të jenë varinati DELTA në Europë. Ne jemi pjesë e Europës prandaj dhe kjo është e pashmangshme. Që nga marsi Shqipëria ka qenë në nivele të ulëta. Për momentin nuk shohim një ndikim të këtij varianti“, tha Alimehmeti.

I pyetur mbi situatën aktuale në vendin tonë, Ilir Alimehmeti deklaroi se Shqipëria ka një nga indiciet më të ulëta në Europë, prandaj kjo të bën të mos mendosh gjë të keqe.

“Shifrat jane tejet të uleta. Hospitalizimet janëe shumë të ulëta. Numri i personave aktive ështe luhatur mes 80-70. Kjo shifer nuk bën të mendosh gjë të keqe. Si rrjedhojë situata është krejtësisht e thjeshtë. Po të bëjmë krahasim me incidencën e Europës, Shqipëria ka një nga situatat më të lehta”, sqaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re