Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi shqiptarë të mundshëm në tragjedinë e rëndë hekurudhore greke, pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash në Larisa.

“Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, u tha nga Ministria e Jashtme shqiptare.

Nëse do jetë kështu deri në fund, ky do jetë fat i madh, pasi elementi shqiptar në Greqi është i pranishëm kudo në këtë vend.

Bilanci i deritanishëm është ai 36 jetëhumbjeve dhe 66 të plagosurve.

Në vendngjarje vijojnë operacionet për kërkim jetësh nën rrënjat e hekurta, ndërkohë që po hetohet mbi shkakun e kësaj tragjedie. /tesheshi.com/  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re