Sonila Alushi , Aktiviste për të Drejtat e Emigranteve foli mbrëmë në emisionin Open në Top Channel për situatën në Itali të shkaktuar nga koronavirus. Ajo u pyet nëse ka ndonjë viktimë shqiptare në vendin fqinj.

“Jo, deri tani fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë shqiptare nga koronavirusi. Ajo që duhet theksuar është që shumë qytetarë në Bergamo nuk i kanë respektuar masat e qëndrimit në izolim.

Situata është shumë e rëndë. E gjithë Bergamo është në kolaps. Sistemi shëndetësor është në kolaps, edhe pse është një ndër sistemet shëndetësore më të mira në botë. Në spitale nuk ka më vende, në kisha nuk ka më vende, në morg nuk ka më vend”, – tha Alushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re