Mjeku Albert Troci, i cili per momentin punon në një spital në Milano, tha se në dijeninë e tij nuk ka asnjë shqiptarë të prekur nga koronavirus në Itali.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai u shpreh se
nga informacionet që ka, ka rezultuar se ka pasur shqiptar në Itali të dyshuar për virusin, por pasi janë testuar kanë rezultuar negativë.

“Ka pasur shqiptarë që kanë pasur simptoma që i kanë dërguar në spital, por në mënyrë informale unë nuk di raste”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re