Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka qenë në qytetin e Korçës në një takim me të nxënësit dhe studentët për të folur lidhur me programet dhe buxhetin e përcaktuar për ta.

Ndër të tjera, Muzhaqi dha edhe një intervistë për Fax News ku u pyet nëse tashmë kishte kohë që të fliste mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ku u vra 8 vjeçari në Fier. Më parë Muzhaqi ishte përgjigjur se nuk kishte kohë të fliste për ngjarjen e rëndë pasi ishte me vonesë për një takim pune. Ndërsa në përgjigjie të akuzave që u bënë drejt saj pas asaj interviste, Muzhaqi ka deklaruar se nuk ishte moment i duhur për të folur lidhur me politikat që ishin ndërmarrë për këto çështje.

Gjatë fjalës së saj, ministrja përfitoi nga rasti për të uruar edhe ngushëllimet për familjen e 8 vjeçarit të ndjerë.

Ministrja Muzhaqi nga Korça, e pyetur lidhur me rastin e Mateos:

Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet ti shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se spo merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri.

Pyetet për birësimin e fëmijëve nga komuniteti LGBT, prindërit e vetëm dhe ata nën 35 vjeç

Muzhaqi: Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur ti mund ti japësh një fëmije, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar por e rëndësishme është që ska gjë me te bukur se birësimi.

Pyetet se a ka qenë ne fokus fëmijët dhe studentët në dy mandatet e mëparshme apo lindi ideja tani në mandatin e tretë?

Muzhaqi:
Mendo që të rinjtë kanë qenë gjithmonë ne fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani ne kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë ti japim fokus me të madh se çfarë është bere me pare.
Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vet zv ministre rinie ne te shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka patur në fokus. Do jetë fokus me i shtuar.

A është bojkotuar takimi pasi pjesëmarrja e studentëve ishte e ulët?

Muzhaqi: Studentët mblidhen me grupe për masat e Covid, patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj.

Ka ndikuar për keq fjalia ku deklaron se nuk kishte kohë për të folur mbi rastin e Mateos?

Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mire se gazetarët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re