Të gjithë 242 pasagjerët në bordin e një aeroplani që u rrëzua në Indi kanë vdekur, sipas informacionit të lëshuar nga policia, raporton gazeta lokale Indian Express.

Në bord kishte 230 pasagjerë, së bashku me dy pilotë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit.

Sipas një raporti nga Times of India, një aeroplan pasagjerësh Boeing 787 Dreamliner i Air India, i cili ishte në një fluturim për në Londër, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti adërkombëtar “Sardar Vallabhbhai Patel” në Ahmedabad.

Përplasja ndodhi në vendbanimin Meghani, gjë që shkaktoi një reagim urgjent nga shërbimet e shpëtimit. Aplikacioni FlightRadar24 regjistroi sinjalin e fundit të aeroplanit vetëm pak sekonda pasi u ngrit.

Air India konfirmoi se ishte fluturimi AI171 nga Ahmedabad për në Londër dhe se aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes në orën 13:38 sipas orës lokale.

Në bord kishte gjithsej 242 pasagjerë dhe ekuipazh. Midis tyre ishin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, një kanadez dhe shtatë shtetas portugezë, tha kompania në një deklaratë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko