Ne kete stine virozash, ku gripi po ben kerdine do te ju keshilloja një recetë e cila ka një ndikim të dukshëm në sëmundjet respiratore.

Kombinimi i hudhres me mjaltin eshte nje kombinim perfekt. Mjalti njihet për efektet e tij të shëndetshme në fushën e mjekesisë, ndërsa hudhra njihet për efektin e saj ‘antimikrobik’.

Kombinimi i këtyre dy produkteve është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit, në forcimin e imunitetit.

Për përgatitjen e kësaj recete nevojitet gjysmë kavanozi mjaltë i nje cilesie të mirë dhe një kokërr hudhër organike, e cila pastohet dhe copëtohet në pjesë të vogla të shtrydhura të cilat i përziejmë me mjaltin.

Përzierja duhet të qëndrojë në një vend të ftohtë dhe këshillohet që të konsumohet 1 deri në 2 lugë kafeje në ditë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re