Skip to content

A ke pasur idhuj politikë?/ Rama veçon Angela Merkel: Ishte politikania më racionale që kam takuar

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rrëfyer gjithçka sa i takon aktivitetit politik gjatë një interviste të gjatë për revistën gjermane “ZEITmagazin”.

Ai ka treguar mbi sfidat në arenën ndërkombëtare dhe emrat e politikanëve, që i ka vlerësuar  ndër vite.

Ai shprehet se ish-kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel është politikania, më racionale që ka takuar deri tani, duke shtuar se ajo e udhëhoqi politikën me punë dhe pa u ndikuar nga impresionet e ndryshme.

I pyetur nëse lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022, Rama tregon se ajo ishte një politikane që gjente gjuhën e kompromisit dhe padyshim mund ta frenonte eskalimin e saj.

Pjesë nga intervista: 

ZEITmagazin: A ke pasur idhuj politikë?

Rama: Angela Merkel ishte politikani më racional që kam takuar. Ajo e drejtoi politikën me punë dhe pa u impresionuar nga karizma. Ishte një forcë e qetë që krijoi harmoni dhe u bë fytyra më e admiruar e Gjermanisë.

ZEITmagazin: Mendon se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022?

Rama: Po. Ajo do të gjente një kompromis me Putinin dhe do ta ndalonte eskalimin në luftë. Askush nuk e parashikoi dramën dhe pasojat e luftës.