Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, denoncon në një postim në “Facebook” se “KQZ futi duart dje në kutinë e votimit, duke vazhduar masakrën e procesit.

Teksa e cilëson këtë si “perla e radhës nga qendra e votimit 3445”, Çela thekson se në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra, ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit janë 700 fletë votimi.

Postimi i Ardit Çelës:

Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit.
Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra!
Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi!
Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314.
A keni akoma dyshime?

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re