Petku i bardhë i borës ka krijuar një pamje magjepsëse në Korçë. Në Dardhë trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në Voskopojë bora ka arritur 5 cm.
Raportohet se më pak dëborë ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak -Goricë.
Deri tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin e mjeteve.
Prandaj nëse kini bërë plane për një fundjavë të bukur tani e kini mundesinë të shijoni një ditë me borë.
