Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë në një bashkëbisedim me gazetarët në Prishtinë pas mbylljes së vizitës së tij në Kosovë që kishte si arsye kryesore ngritjen e akuzave nga zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një pyetjeje të ngritur pas lajmeve në mediat kosovare se ishte veshur me jelek antiplumb gjatë vizitës së tij.

“Dje nuk ua aprovoj dot, për sot ua kisha provuar me qejf. E dini që nuk e kam problem trupin tim. Këto janë nivele… Më lini kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj këtu, mos i sillni deri këtu lajmet nga puseta e Saliut. Antiplumb…”, tha Rama.

/shqip