Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur gjatë një takimi me gazetarët, për çështjen e inceneratorëve, ku një prej të paditurve në SPAK, është dhe ish-ministri i partisë së saj Lefter Koka.

A mban LSI përgjegjësi për Lefter Kokën?

LSI do të mbante përgjegjësi nëse do të ishte palë, ka qenë zoti Petrit Vasili ai që ka kundërshtuar i pari inceneratorët. Koka ka tentuar që të ndërhyjë dhe në strukturat e partisë, që ne të heshtnim për këtë çështje. Unë do ju kujtoja para dy viteve, kur Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Verri të Fierit. Nuk bëjmë kompromis me askënd që do të shtojë pasurinë e tij në kurriz të qytetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re