Një herë, në Mbretërinë e Kashit të sunduar nga mbreti Brahmadatta, këshilltari mbretëror Devdutt një ditë mendoi:

“Mbreti më respekton shumë. I gjithë ky nderim që marr prej tij, nuk e di nëse është për shkak të diturisë sime apo për shkak të virtytit tim (moralit dhe sjelljes së mirë). Unë duhet të përpiqem ta di këtë.”

Një ditë, ndërsa po kthehej nga oborri i mbretit, kur Devdutt po kalonte pranë thesarit, ai ndaloi në thesar dhe hyri brenda, pastaj në heshtje mori një monedhë dhe u largua.

Arkëtari u befasua për këtë. Ai mendoi, “Pse një person i nderuar si Devdutt do të merrte një monedhë nga thesari pa i thënë asgjë askujt. Nëse ai ka zgjedhur të marrë një monedhë nga thesari, atëherë duhet të ketë ndonjë arsye. Ndoshta ishte me nxitim, prandaj dhe nuk tha asgjë. Ai do të më tregojë më vonë.”

Ditën e dytë, Devdutt bëri të njëjtën gjë dhe nuk i tha asgjë arkëtarit. Arkëtari i thesarit e pa këtë përsëri, por qëndroi i duruar dhe heshti dhe mendoi se ndoshta edhe sot Devdutt nuk pati kohë t’i tregonte arsyen.

Ditën e tretë, teksa kalonte pranë arkëtarit Devdutt ndaloi dhe hyri brenda dhe këtë herë mori një grusht monedha ari. Tani arkëtari nuk mund të heshtte. Ai menjëherë thirri ushtarët dhe arrestoi Devdutt.

Të nesërmen, Devdutt u paraqit para Mbretit. Arkëtari i thesarit i rrëfeu gjithçka Mbretit. Të gjithë në gjyq u habitën që një dijetar kaq i madh po vidhte nga thesari i Mbretërisë.

Mbreti u zemërua dhe i tha Devdutt: “Ti ke kryer një shkelje të madhe. Jo vetëm kaq, ju lënduat edhe besimin tonë. Ju do të ndëshkoheni për këtë.”

Pasi ia tha këtë Devdutt, Mbreti thirri ushtarët dhe u tha atyre t’ia shkurtonin të gjithë gishtat e dorës së Devdutit si ndëshkim për krimin e tij të vjedhjes së thesarit.

Duke dëgjuar këtë Devdutt buzëqeshi. Duke e parë atë duke buzëqeshur, Mbreti e pyeti: “Çfarë të ndodhi, tani e gjete të buzëqeshësh?”

Devdutt tha: “Unë nuk kam vjedhur para për t’u bërë i pasur. Thjesht doja të dija nëse më keni respektuar për shkak të njohurive apo virtytit tim (sjelljes së mirë/moralit).

E testova këtë dhe sot mora përgjigjen time. Njohuritë e mia janë të njëjta si më parë, por në ditët e fundit, e vetmja gjë që ndryshoi ishte virtyti im, kur vodha, virtytin tim u thye dhe për shkak të kësaj u ndëshkova.”

Mbreti e kuptoi të gjithë situatën dhe e liroi Devdutt me respektin e duhur.

Morali:

Nuk është vetëm njohuria apo talenti që na sjell respekt, por është virtyti, morali dhe sjellja jonë e mirë ndaj të tjerëve që na sjell Nder dhe Respekt. Nuk ka vlerë të bëhemi të ditur dhe ta përdorim inteligjencën në drejtim të padenjë, jo të virtytshëm, dhe duke shfrytëzuar të tjerët. Ndoshta mund të arrijmë të vëmë ca pasuri mënjanë, por nuk do të mund ta gëzojmë dot, për shkak se ai boshllëku brenda qënies sa vjen dhe thellohet.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re