Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrennikov raportohet se i kërkoi udhëheqësit Alexander Lukashenko se do të dëshironte të regjistronte forcat Wagner në ushtrinë bjelloruse, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

 

Pas kryengritjes së tyre të shkurtër, luftëtarëve të Wagner-it iu dha zgjedhja ose të integroheshin në forcat e armatosura ruse ose të ndiqnin udhëheqësin e tyre, Yevgeny Prigozhin, në mërgim në Bjellorusi.

 

Së fundmi raportohet se forcat e ushtrisë private janë zhvendosur në Bjellorusi së bashku me udhëheqësin e tyre. Lukashenko, sipas mediave ndërkombëtae ka deklaruar se nuk kishte plane për të hapur ndonjë qendër rekrutimi Wagner në Bjellorusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re