Gazetarja Klodiana Lala, e pyetur nëse ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj mund të bëhet i penduar i drejtësisë, është shprehur se “nuk mendoj se politikanët shqiptarë pendohen”, duke theksuar se këtë duhet ta vendosë vetë zyrtari i PS-së.

Në studion e News24, ajo u shpreh se Ahmetaj konsiderohet “peshk i madh”, por ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Këtë nuk di ta them, duhet ta vendosë Ahmetaj, Nuk mendoj se politikanët shqiptarë pendohen, por do e konfirmojmë ditët në vijim. Për inceneratorët nuk është bërë drejtësi.

Është njeri i fuqishëm, e konsideroj peshk të madh. Nuk është histori e disa emrave, shkojnë më lart, tek kryeministri.

A është thirrur për tu pyetur kryeministri? Jo. Është pyetur Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi. Nuk e shikoj histori të zbardhur.

Shumë emra të tjerë të përfshirë nuk janë thirrur nga SPAK. Historia e inceneratorëve është bërë e trashë, i kanë lënë provat rrugës, kanë menduar se janë të paprekshëm. Prokuroria e Posaçme s’ka nevojë për Ahmetajn që të bëhet i penduar i drejtësië.

I ka provat aty, nuk ka nevojë fare të marrë dëshmi

Është fakt i mirë që prokuroria ka shkuar deri tek Arben Ahmetaj”, tha Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re