Avokati Saimir Kumrija ka folur për kampet e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe ndërsa shpjegoi edhe shumë gabime që bëhen me dosjet e shqiptarëve.

Në studion e Panorama Tv, ai u shpreh se janë emigrantët e paligjshëm ata që thyejnë vizat.

Megjithatë, emigrantët në kampe, nuk qëndrojnë të izoluar theksoi ai. Ndërsa ndau shqetësimin se vizitat me psikologun janë gjithnjë të vonuara për ta.

I pyetur nëse emigrantët do të nisen drejt Ruandas, avokati theksoi se për momentin jo, por paralajmëroi se një ligj special po përgatitet pikërisht për këtë çështje.

“Në Ruanda përfundon cilido që kërkon të zhvillojë dosjen. Gjykata e lartë Supreme rrëzoi ligjin e qeverisë britanike.

Ligji special do të thotë që ata do të bëjnë që ligji i tyre të ketë një vlerë mbi konventën që kanë firmosur dhe që ata të transferojnë në Ruanda azilkërkuesit”, thotë Kumrija.

Kumrija theksoi se është edhe “Home Office” ajo e cila gabon në shumë raste me të dhënat e emigrantëve, çka e bën më të vështirë gjetjen e tyre se ku ndodhen, ndërsa kërkohet kontakti me familjarët.

“Kur dikush ndalohet nga Policia, duke qenë se emrat dhe mbiemrat, kur ata i regjistrojnë mund të ketë dhe gabime germash dhe kur familjarët na drejtohen, ne me të dhënat e qytetarit i kërkojmë drejtorisë se k u mund të jetë ky qytetarë. Na vjen një përgjigje që ky person nuk rezulton në ndonjë nga burgjet. Më vonë kur e gjejmë shohim që ka qenë i regjistruar me një germë gabim”, tha avokati për Panorama Tv.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko