Ish-deputeti i Partisë Demnokratike, Aleksandër Biberaj, është shprehur se kryetar i PD-së dhe kandidat për kryeministër duhet të jetë një figurë me personalitet, që mund ta mundë kryeministrin Rama në zgjedhje.

Komentet Biberaj i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, teksa u pyet nëse mund të ishte Gazment Bardhi njëri prej emrave të demokratëve për kryeministër.

Ai tha se Bardhi nuk përfaqëson asgjë në PD dhe nuk ka bërë gjë tjetër gjatë kësaj kohe në opozitë veçse servilosjes ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Biberajt, kryetari i PD-së duhet të zgjidhet sipas modelit të Partisë Republikanë në SHBA, pra përmes Primareve të rregullta.

“E projektoi Berisha Bashën në 2004, i largoi të gjithë themeluesit. Janë prerë koka për t’u bërë Basha kryetar i PD. Nuk ka nevojë që të projektojë Berisha pasardhës. Të ndiqet modeli republikan në Amerikë. PD ka intelektualë. Po të shikosh PS si është katandisur, më gjej një socialist në Grupin Parlamentar të PS-së përveç Pandeli Majkos…

Pa llogaritur pjesën e të inkriminuarve që PS i ka në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ai që do fitonte garën brenda PD-së, do të ishte ai që duhet të drejtonte PD-në. Edhe primaret nuk kanë qenë zgjedhje të organizuara me lista të rregullta. Kishim primareë ne në Tiranë, ku është sot Belind Këlliçi? Me minus 60 mijë vota. Të gjitha këto që do bëhëj masakër zgjedhore dhe vjedhje votash dihej, nuk ishte diçka që nuk dihej. S’ka demokraci, s’ka pluralizëm.

PD ka nevojë për lidership të ri, për prurje të reja dhe janë me shumicë në opozitë. Është viti i 10 dhe Rama tallet me shqiptarët. Opozita rri. Nëse opozita ka gjetur rehat me qeverisjen e Ramës,  koha do të sjellë lëvizje të reja, opozita të reja.

Gazment Bardhi Kryeministër? Kryeministër i kujt? Ka qenë krahu i djathtë i Bashës, edhe nje fushatë që udhëhoqi në Elbasan e humbi. Nuk kanë personalitet, nuk kanë dinjitet. Çfarë i kanë dhënë PD-së këta, përveçse servilosjes ndaj Bashës? Ne na duhet dikush që fiton me Edi Ramën. Mendova se po bënit shaka.

Këto emra që përmendni ju e konsiderojnë PD-së plaçkë. Nuk bëjnë këta bashkimin e PD-së. Janë të kënaqur me atë opozitarizmin, iu hedh Rama ndonjë kockë dhe kaq. Imagjino që Basha që ishte kandidat për kryeministër, bëhet kryetar i një partize, sa për të qenë deputet”, u shpreh Biberaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re