Deklaratës së Gjiknurit të bërë në “Absolut 4” se presidenti Ilir Meta i trembet një marrëveshjeje më të madhe dhe se nuk ka besim te kreu demokrat Lulzim Basha, përfaqësuesi demokrat Fatbardh Kadilli e konsideroi më shumë si një dëshirë të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me të djathtën. Sipas tij koalicionet diktohet nga vota e elektoratit dhe vota nuk mund të denatyrohet.

“Vetëm vota e shqiptarëve mund të diktonte koalicione të tilla, por besimi im është që nuk mund të denatyrohet vota. Ka edhe qeveri minorance. Shumë vende e praktikojnë.

Se politika nuk është vetëm ekzekutim, janë kauza që unë i mbroj si në pushtetin lokal apo qendror. Ngushtimi që bën Gjiknuri në këtë rast i përgjigjet dëshirës për pushtet që është e PS që është gati për të bashkëpunuar me të djathtën. Unë do të thosha jo”.

Duke folur për marrëveshjen e firmosur dje me LSI-në, Kadilli theksoi se në të janë rreshtuar forcat që duan ndryshimin qeverisës.

“Koalicioni pazgjedhor mesazh për elektoratin, janë rreshtuar forcat që duan ndryshim qeverisës dhe ky është një mesazh që duhet t’i përcillet elektoratit të jetë e qartë për këdo që ky është koalicioni të largojë Ramën e të sjellë një qeverisje të re.

Nuk i lihet më vend asnjë keqpërdorimi të numrave. Ky është koalicioni dhe përballë kemi Ramën dhe nuk ishte vetëm për qeverisjen. Pikat e para kanë të bëjnë me rendin kushtetues.

Në Shqipëri është çmontuar një pjesë e kushtetutës ka pas përpjekje për të bërë ndërhyrje deformuese dhe ky koalicion duhet të ketë ambicie të artikulojnë më qartë”.

Për Kadillin ajo që do të bëjë dallimin kur koalicioni opozitar të jetë në qeveri është integriteti qeverisës për të rritur eficencën. Sa u takon mesazheve të ndërkombëtarëve për të kandiduar njerëz me integritet, Kadilli thotë se ato i drejtohen mazhorancës aktuale.

“Nuk do bëjmë shkencë por ajo që bën dallimin është integritetit qeverisës, ata që nuk realizojnë objektivin duhet të largohen.

Ne kemi paraqitur kandidatura pa asnjë cen. Ka qenë një rast kur tërhoqëm kandidatin dhe humbëm zonën. Ne jemi tallur e përqeshur pse merremi me kriminelët brenda parlamentit. Mesazhet e ndërkombëtarëve i drejtohen PS-së”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re