Helmi i gjarprit mund të vrasë me shpejtësi qelizat e tumorit dhe të kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë, pohojnë shkencëtarët. Por gjetja e dozës së saktë është si ‘të kërkosh ar’.

Një ekip biologësh në Universitetin e Kolorados Veriore është duke provuar helmin toksik të gjarprit në kërkimin e një kure.

Helmi i gjarprit është shumë toksik, dhe një kafshim i vetëm mund të vrasë prenë në çast.

Shkencëtarët pranojnë se helmi këtij gjarpri  për të shkatërruar vetëm qelizat e kancerit pa qenë fatale për njerëzit do të jetë një sfidë, shkruan Mail Online.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, dhe zbulimi për ilaçe të reja  vazhdon ende.

Helmi i gjarprit, ilaçet popullore të përdorura me shekuj, janë bërë një interes për disa shkencëtarë sepse përmbajnë një mori proteinash dhe kimikatesh.

Captopril, një ilaç i përdorur për presionin e lartë të gjakut, u krijua nga helmi i gjarprit.

Është përdorur në SH.B.A dhe MB për rreth 40 vite dhe kjo ka nxitur kërkimin për më shumë ilaçe të reja duke përdorur helmin e gjarprit.

Dr Stephen Mackessy beson se laboratori i tij në UNC’s School of Biology është i pari që ka studiuar  helmin e gjarprit si një mundësi për të luftuar kancerin.

Ndërsa shumë tani konsiderohen si pseudoshkencë, disa janë vërtetuar shkencërisht se kanë potencial – siç është mjalti i bletëve, i cili është zbuluar se ka disa veti antibiotikësh dhe anti-inflamatorë në disa studime.

Ka pasur pak hulumtime mjekësore të kryera që nga shpikja revolucionare e antibiotikëve.

Ilaçet e shumta përmbajnë përbërës që rrjedhin nga kafshët, zakonisht derrat ose lopët. Këto përfshijnë disa insulina, vaksina dhe shtesa të enzimës pankreatike.

Studimet tregojnë se helmi tek gjarpërinjtë e ndryshëm mund të sulmojë qelizat e kancerit të njeriut në mënyra unike, pretendon Dr Mackessy.

Studentëve në UNC u jepet qasje në qindra gjarpërinj nga e gjithë bota, për të studiuar përbërjet dhe proteinat. Teknologjia e re u lejon atyre të studiojnë dhe të nxjerrin përbërësit nga helmi.

Hulumtimi është ende në faza paraprake, duke analizuar helmin mbi qelizat kancerogjene in vitro. Qelizat kultivohen në laborator.

Ekipi shpreson që një ditë të shkojë përpara në studimet klinike por ata kanë shumë punë për të bërë në mënyrë që  të gjejnë dozën e duhur.

Helmi i gjarprit është helmues për njerëzit dhe mund të jetë vdekjeprurës, duke ndikuar tek gjaku, muskujt dhe zemra.

Por ka disa komponime që besohet se i shtyjnë qelizat të hyjnë në atë që njihet si apoptoza ose ‘vetëvrasje qelizore’.

Sfida është të programohet helmi i gjarprit për të nxitur apoptozën në qelizat problematike si kanceri, por të mos ketë ndikim tek qelizat e tjera të shëndetshme në trup.

“(Gjetja e dozave dhe përzierjeve të duhura) është njësoj si të kërkosh ar,” tha zoti Harvey./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re