Mbreti i një mbretërie të madhe, thuhet se njëherë thirri këshilltarin e tij më të mençur.

Ai ishte gjithmonë kurioz të dinte pse disa vende që ai kishte pushtuar përparonin dhe arrinin shumë shpejt mirëqënien ndërsa disa të tjera zhyteshin në skamje e mjerim e plogështim shoqëror, kështu që kur takoi Këshilltarin ai e pyeti: “A mund të më thoni se si shpjegohet kjo punë?”

Këshilltari buzëqeshi dhe e ftoi mbretin në një ndërtesë tjetër. Aty qëndronin para dy dyerve. Këshilltari i kërkoi mbretit të shkonte dhe të shihte vetë secilës derë.

Mbreti hapi derën e parë. Atje ai pa një tryezë të madhe të rrumbullakët me njerëz të ulur përreth. Një tenxhere e madhe me supë të shijshme mbahej në mes të tryezës.

Njerëzit e ulur aty kishin lugë shumë të gjata të ngjeshura fort në krahët e tyre. Lugët ishin mjaftueshëm të gjata për të arritur tenxheren me supë të shijshme në mes, por për shkak të bishtit të gjatë, njerëzit nuk ishin në gjendje të fusnin lugën plot me ushqim në gojë, shumica derdhej në tavolinë apo rroba, ndërsa përpiqeshin të hanin.

Duke mos qenë në gjendje të hanin ushqim për shkak të atyre lugëve të gjata, të gjithë dukeshin të dobët dhe të sëmurë. Njerëzit atje ishin shumë të trishtuar dhe të pakënaqur. Mbreti u drodh duke parë mjerimin e njerëzve që vuanin atje.

Mbreti doli nga ajo dhomë dhe hapi derën e dhomës tjetër.

Dhoma tjetër ishte saktësisht e njëjtë me dhomën e parë. Tryezë e madhe e rrumbullakët me njerëz të ulur përreth me lugë të gjatë ngjitur në krahë, por këtu njerëzit ishin të ushqyer mirë dhe të shëndetshëm dhe flisnin e hanin të lumtur.

Mbreti u gëzua kur e pa këtë dhe doli nga ajo derë. Ai shkoi te Këshilltari dhe i tha: “Nuk e kuptoj. Të dyja dhomat janë të njëjta, por një dhomë është plot mjerim dhe një tjetër është e mbushur me lumturi.”

Këshilltari shpjegoi: “E shikon se ato bishta të gjatë të lugëve janë mjaftueshëm të gjatë për të ushqyer të tjerët, por jo aq të shkurtër sa për të ushqyer veten.

Dhoma e parë në të cilën shkuat quhet Ferri, atje njerëzit janë të pangopur e mosbesues dhe mendojnë vetëm për veten e tyre dhe nuk duan të ndihmojnë të tjerët për shkak të së cilës ata nuk janë në gjendje të ushqehen dhe vuajnë mjerimin.

Ndërsa në dhomën e dytë ku shkove ishte Parajsa, ajo ishte plot me njerëz që kujdeseshin dhe e donin njëri-tjetrin. Ata mbështesin njëri-tjetrin dhe ushqehen me ato lugë të gjata për shkak të të cilave janë të shëndetshëm dhe të lumtur.”

Morali:

Nëse mësojmë të mbështesim dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin, ne mund ta bëjmë jetën tonë parajsë dhe të jetojmë të lumtur. Dhënia dhe ndarja sjell gëzim të brendshëm.

Mënyra më e mirë për të arritur te suksesi është duke ndihmuar dikë tjetër të arrijë suksesin.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re