Dikur një plak i mençur që jetonte në Himalaja vizitonte fshatrat lokale herë pas here.

Gjatë vizitave të tij në fshatrat lokale ai takonte fshatarët dhe ndonjëherë i argëtonte ata me aftësitë e tij. Aftësia e tij ishte t’i tregonte kujtdo për atë që mbanin në xhep pa i parë ose pa u thënë se çfarë po mendonin.

Fshatarët e vizitonin për problemet e tyre dhe gjenin zgjidhje. Të gjithë në fshat dinin për talentin e plakut të urtë dhe i besonin atij.

Në atë lokalitet jetonte edhe një djalë, i cili vendosi të bënte shaka me plakun, në mënyrë që ai të diskreditonte aftësitë e tij para fshatarëve dhe të provonte se ai ishte fals.

Djali e dinte që plaku do të ishte në gjendje të përgjigjej se çfarë objekti mbante në dorë. Kështu, atij i lindi një ide për të hedhur në grackë plakun. Ideja e tij ishte të mbante një zog në duar pas shpine dhe të pyeste plakun.

Ai vendosi që pasi plaku të gjente me të drejtë sendin që mbante, do ta pyeste plakun nëse zogu ishte gjallë apo jo.

Nëse plaku do të thoshte se zogu është gjallë, atëherë i riu do të shtypte grushtin dhe do t’i tregonte atij se zogu nuk ishte gjallë, dhe kjo do ta vërtetonte se palku e kishte gabim… Nëse plaku do të përgjigjej se zogu nuk ishte i gjallë, atëherë ai do ta linte zogun të fluturonte larg. Në këtë mënyrë ai mund të provonte përsëri se plaku ka gabuar.

Javën e ardhshme, kur plaku erdhi në fshat, djali kapi shpejt një zog dhe e mbajti në duar pas shpinës, në mënyrë që plaku të mos mund ta shohë.

Ai iu afrua plakut dhe i tha: “A mund të më thuash çfarë kam në dorë?”

Plaku u përgjigj: “Ti ke një zog…”

I riu pyeti përsëri: “A është i ngordhur apo i gjallë?”

Plaku iu përgjigj: “Është ashtu siç e zgjedh ti për të.”

Pasi dëgjoi përgjigjen e plakut, i riu kuptoi se nuk ishte aftësia e tij, por edhe mençuria e plakut, për shkak të së cilës të gjithë në fshat i besonin atij. Kërkoi falje për arrogancën e tij dhe u largua.

Mësimi:

E njëjta gjë është me jetën tonë.. Është zgjedhja jonë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re