Një grup miqsh po qëndronin në apartamentin e tyre kur nisën reshjet e furishme të shiut e breshërit. Pas disa minutash të tre vendosën të zbresin poshtë shtëpisë për të parë përmbytjet në rrugë.

U ngjitën në ashensor dhe me të zbritur në katin zero, një sasi uji nisi të hyjë brenda ashensorit. Në atë moment, dyert nuk po hapeshin më.

“Kur uji erdhi në afërsi të barkut, aty e kuptova që mund të vdisnim këtu”-tha Toni, një prej të rinjve që mbeti në ashensor.

Të rinjtë bënë video të ngjarjes së pazakontë. Policia u njoftua por përpara mbërritjes së autoriteteve, vëllai i të riut ariti të hapë derën e ashensorit. Ngjarja ndodhi në Nebraska,SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re