Dr.Alket Koroshi

Statinat (frenuesit e HMG-CoA) janë ilaçet që përdoren me shumë për uljen e yndyrnave në gjak. Ato ulin sidomos kolesterolin total dhe LDL kolesterolin.

Ekzistojnë shtatë frenues të HMG-CoA, të njohur si statina: atorvastatin (Lipitor), fluvastatin (Lescol), lovastatin (Mevacor), pitavastatin (Livalo), pravastatin (Pravachol), rosuvastatin (Crestor) dhe simvastatin (Zocor).

Në fakt ndërprerja e terapisë për uljen e kolesterolit gjatë shtatëzënësisë nuk duhet të ketë efekt në trajtimin afatgjatë të hiperlipidemisë. Për më tepër, kolesteroli dhe produktet e sintetizuara nga kolesteroli janë të rëndësishme gjatë zhvillimit të fetusit siç tregohet nga rritja e niveleve të kolesterolit nga nëna gjatë shtatzënisë. Megjithëse potenciali për dëmtim embrional-fetal nuk është dokumentuar qartë, dhe ai potencial përfundimisht mund të konfirmohet si i ulët, përdorimi i këtyre agjentëve në tremujorin e parë klasifikohet më së miri si i kundërindikuar.

Një konsideratë në vlerësimin e rrezikut embrion-fetal të statinave është klasifikimi i tyre si lipofil ose hidrofil. Tre nga shtatë statinat janë hidrofile (fluvastatina, pravastatina dhe rosuvastatina); katër agjentët e mbetur janë lipofilikë. Në një përmbledhje të 70 raporteve , të gjitha rezultatet e pafavorshme të lindjes u raportuan pas ekspozimit ndaj statinave lipofile (atorvastatin, lovastatin, ose simvastatin) dhe asnjë me pravastatinën hidrofile. Autorët deklaruan se gjetjet ishin për shkak të faktit se agjentët lipofilikë ekuilibrohen midis sektoreve  amtare dhe embrionale, ndërsa pravastatina është minimalisht e pranishme në embrion. Nëse me të vërtetë kështu është, dhe një statinë duhet të përdoret gjatë shtatzënisë, fluvastatin, pravastatin , ose rosuvastatina duket se është më e mira.

Pravastatina është përdorur gjithashtu për parandalimin dhe trajtimin e preeklampsisë. Megjithëse potenciali teratogjenik i këtyre agjentëve nuk është përcaktuar plotësisht, rreziku për defekte të lindjes, nëse ka, duket të jetë i ulët edhe kur ekspozimi ndodh gjatë organogjenezës. Sidoqoftë, shmangia e këtyre produkteve gjatë tremujorit të parë duket se është më e mira.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re